
Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin rreth godinës qeveritare, duke vijuar tubimin në mënyrë paqësore.
Aktivisti Arben Kola njoftoi se protesta do të vijojë gjatë natës në shesh, me pjesëmarrje të lirë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të qëndrojnë.
“Shumë shqiptarë kanë zbritur në shesh për ta gdhirë sonte këtu. Ata që kanë dëshirë janë të lirë të bashkohen,” u shpreh ai.
Pas fjalimit, protestuesit vijuan marshimin duke deklaruar se do të qëndrojnë në shesh gjatë gjithë natës.

Prania e diasporës në protestë është cilësuar si një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje, duke treguar se pakënaqësia qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar shqiptarë edhe jashtë Shqipërisë.



