Kalemaj: Opozita ka detyrim moral të mbledhë firmat dhe ta çojë në GjK çështjen e Xhaçkës, ndryshe Bardhin s’e merr më njeri seriozisht (VIDEO)

Kalemaj: Opozita ka detyrim moral të mbledhë firmat dhe ta çojë në GjK çështjen e Xhaçkës, ndryshe Bardhin s’e merr më njeri seriozisht (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj thotë se opozita ka detyrim moral që të mbledhë 28 firma dhe ta çojë në Gjykatë Kushtetuese çështjen e Olta Xhaçkës, ndryshe Gazment Bardhin nuk do e marrë njeri seriozisht.

I ftuar në studion e lajmeve të MCN Tv, Kalemaj theksoi se nuk mjaftojnë vetëm denoncimet nga Bardhi apo të tjetër, nëse në fund të ditës nuk ndërmerr veprime konkrete.

Është detyrim moral i opozitës të mbledhë 28 firma ta çojë në Gjykatë Kushtetuese ndryshe zotin Bardhi nuk do e marrë njeri seriozisht.  Nuk mjaftojnë vetëm denoncimet, ai nuk është gazetar kronike,  se duken pastaj si gjoba këto që i vendosin njërit apo tjetrit. D.m.th ti bën shumë tymnajë qoftë ajo me Olsi Ramën, dhe kjo tani me Olta Xhaçkën apo në lidhje me fenomene të caktuara dhe në fund të ditës nuk depoziton asgjë.

Në rastin konkret nuk është as padi penale, thjesht i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese, duke qenë se ishte ajo që iu drejtua Parlamentit dhe Parlamenti vendosi me një vendim politik të mos respektojë ndarjen e pushteteve dhe të mbrojë Xhaçkën. Nëse e ke seriozisht nuk mjafton t’i thuash njerëzve vetëm që unë po bëj betejë sepse ndërkohë ti gjoja bën sikur po bën betejë dhe po në të njëjtën ditë votohej kjo e Olta Xhaçkës dhe po në të njëjtën ditë ti i kërkon Niokollës që 8 deputetë të futën në grupin parlamentar të PD-së, përfshirë Berishën dhe pa u tharë shkresa firmosën, kjo tregon që ka një pakt politik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy