Çifti i bashkëshortëve në Lezhë u vranë për hakmarrje/ Shpallen në kërkim 3 persona/ Emrat

Çifti i bashkëshortëve në Lezhë u vranë për hakmarrje/ Shpallen në kërkim 3 persona/ Emrat

Zbardhet vrasja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Balldren të Lezhës, ku u ekzekutuan me breshëri të shtënash, çifti i bashkëshortëve, Kreshnik Mujeci 39 vjeç dhe Gentiana Mujeci 32 vjeçe. 

 

Policia thotë se rreth orës 14:50, në rrugën Balldren-Torovicë, nga persona të paidentifikuar u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga Kreshnik Mujeci. 

 

Por hetimet kanë zbuluar tre autorrët e dyshuar të cilët janë shpallur në kërkim, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka të bëjë me hakmarrje.

 

Hetimet kanë vijuar me këqyrjen dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”. 

 

Në vijim të hetimeve të thelluara, analizimit të çdo prove që lidhej me ngjarjen, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. 

 

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. 

 

Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij. 

 

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje. 

 

Për sa i përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. 

 

Operacioni vijon në terren, ku janë përshirë Forcat Speciale “RENEA”, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim lokalizmin dhe kapjen e tyre. 

 

Gjithashtu, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe të armëve të zjarrit që janë përdorur për të kryer vrasjen. 

 

Viktima Mujeci në vitin 2016 u arrestua bashkë me vëllanë e tij të akuzuar për vrasjen e Genc Mhillaj, por gjykata i liroi duke mos arritur të provojë fajësinë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy