Filmi i ri i Christopher Nolan “The Odyssey”- “Odisea”, ka pasur një hapje të fortë në arkat e Amerikës së Veriut, duke fituar rreth 124.5 milionë dollarë, me një shtesë prej 139.6 milionë dollarësh që vijnë nga jashtë vendit.
Debutimi tejkaloi hapjen e “Oppenheimer” dhe u bë më i miri i regjisorit në 14 vjet.
Filmi i prodhuar nga Universal kushtoi 250 milionë dollarë për t’u prodhuar, duke e bërë një nga filmat më të shtrenjtë të bërë ndonjëherë.
Kompania shpenzoi afërsisht 125 milionë dollarë për marketing. Kërkesa e lartë për formatin IMAX 70 mm çoi në shtimin e shfaqjeve deri vonë natën, të cilat u shitën të gjitha.
Sipas IMAX, formati fitoi 29.6 milionë dollarë në SHBA dhe 51.8 milionë dollarë në të gjithë botën, duke vendosur një rekord të kompanisë.
“Filmi po tregon një vrull të jashtëzakonshëm dhe do ta mbajë me besim pozicionin e tij në arkë deri në vjeshtë”, tha Jim Orr, kreu i shpërndarjes së studios.
Sipas Rentrak, sezoni i verës ishte më i miri i industrisë që nga viti 2019, ku shitjet e biletave në SHBA që u rritën me 10.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pavarësisht kritikave nga disa komentues konservatorë në lidhje me përzgjedhjen e aktorëve, “Odisea” mbetet një sukses i fortë komercial. Filmi ka një vlerësim prej 95% në Rotten Tomatoes dhe një vlerësim “A” në CinemaScore nga publiku.
“Moana” e Disney-t zuri vendin e dytë për fundjavën, me 19 milionë dollarë.



