Brenda qershorit do të shpërndahen 10 milionë doza të Pfizer në BE

Brenda qershorit do të shpërndahen 10 milionë doza të Pfizer në BE

Brenda muajit qershor vendet anëtare të Bashkimit Europian do të kenë në dispozicion 10 milionë doza të vaksinës anti-Covid të Pfizer – BionTech.

Lajmi është konfirmuar nga presidentja e komisionit të Bashkimit Europian, von der Leyen e cila tha se është firmosur një marrëveshje e re me kompaninë farmaceutike.

E di se sa i rëndësishëm është tremujori i dytë për aktivizimin e strategjive tona për vaksinimin anti-Covid në vendet anëtare të Bashkimit Europian”.

Ajo shtoi se këto 10 milion doza të para do të çojnë në më shumë se 200 milion numrin e dozave totale të BionTech- Pfizer në tremujorin e dytë, dhe se ky është një lajm shumë i mirë.

Sipas saj një gjë e tillë do të bëjë të mundur që shtetet anëtare të kenë hapësirë për të mbushur boshllëqet e dorëzimeve.

Dozat në fjalë vijnë nga opsioni i 100 milionë dozave të marrëveshjes së dytë BioNTech-Pfizer, të parashikuara për tremujorin e tretë dhe të katërt të 2021-shit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy