Bankat në e-albania/ Liçaj: Së pari edukim për përdoruesit e platformës, siguria e informacionit personal në duar të tjera

Bankat në e-albania/ Liçaj: Së pari edukim për përdoruesit e platformës, siguria e informacionit personal në duar të tjera

Një vendim i qeverisë do të bëj që bankat e nivelit të dytë të futen në ndërveprimin e-banking në platformën e-albania.

Për ekspertin e IT, Edmon Liçaj, i ftuar në “MCN economy”, shteti duhet të kishte menduar fillimisht për edukimin e përdoruesve të platformës, e më pas në plasimin e informacioneve të qytetarëve në e-banking.

Sipas tij, shumica e llogarive të qytetarëve në e-albania, menaxhohen nga qendra të ndryshme interneti ose kancelarish, të cilat më pas po tu dorëzosh edhe informacionet personale të bankave, siguria është në rrezik.

Numri i përdorueseve në platformën e-albania është më shumë dominues nga qytetarët sesa nga bizneset, dhe impakti negativ që do të jeta nga ajo që nuk është se impakton anën ekonomike është që përdoruesit fundor që janë qytetarët e kanë të vështirë aktualisht të përdorin platformën e-albania. Pra, nuk është se ka ndonjë efektivitet shumë të madh, përdorimi i e-banking te ta.

Këtu duhet bërë thirrje sepse qytetaret shumica shërbimin e-elbania e marrin nëpër qendrat të rëndomta, qoftë ndonjë kancelari, dhe qendra interneti, që kanë më mijëra acount të qyetetarëve që ja menaxhojnë.

Çështja është tani se ato numra llogarie, kur vjen një vendi qeverie, dhe bëhet e detyrueshme tashmë, dhe detyrohen të fusin llogarinë këtu.

Pra në aspektin e siguresë së informacionet personal ne do të shkojmë vetvetiu ta dorëzojmë atje, këtu duhet bërë thirrje qe te ketë një vetëdije dhe të eliminohen këto qendra.

Këto qendra kanë dal jo pa qëllim sepse nuk ka pasur vëmendje nga shteti për ti trajnuar përdoruesit e e-albania, njerëzit nuk janë të përgatitur. Ne edukimin e i përdoruesve e bën edhe platformën më të asksesueshme.

Për ekspertin e IT, Liçaj, kjo formë e digjitalizimit të sistemit bankar në platformën e-albania nuk paraqet rrezik për transaksionin e klientëve.

Portali e-albania nuk është se do cenoj, sepse nuk do të kryhen transaksione brenda portalit. E-albania me bankën është thjesht një urë komunikimi, siç funksionojnë bankat në një platformë shitblerjes online, ashtu do të funksionojë me e-albanian.

Pra nuk ka rrezik me transaksionin, por ka rrezik me numrin e klientëve, p.sh. secili person do të regjistrojë se ku i ka llogaritë e tij bankare.

Nëse do të cenohej ndonjëherë e-albania, do tu dalin të gjithë përdoruesve se ku ia kanë llogaritë bankare.

Vetëm kjo do të dali, pastaj nuk do të munden të bëjnë dot transaksione, sepse ajo është pjesë e sistemit të bankave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy