Ish-presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me kancer në prostatë, thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e tij të dielën.
Biden, 82 vjeç, u diagnostikua të premten pasi u vizitua te mjeku javën e kaluar për simptoma urinare.
Kanceri karakterizohet nga një rezultat me metastaza në kockë, tha zyra e tij, që do të thotë se është një formë më agresive e sëmundjes.
Biden dhe familja e tij thuhet se po shqyrtojnë mundësitë e trajtimit.
Zyra e ish-presidentit shtoi se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se mund të menaxhohet.



