Pezullohen përkohësisht prokurimet publike

Pezullohen përkohësisht prokurimet publike

Kryeministri Rama me një vendim të Këshillit të Ministrave ka vendosur pezullimin përkohësisht të prokurimeve publike për vitin 2017.

Vendimi qarkullues pezullon nisjen dhe vijimin e procedurave të prokurimeve të fondeve në dispozicion të njësive të qeverisjes qendrore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2017.

Sipas vendimit, përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël.

Po ashtu Këshilli i Ministave ka vendosur që lejimi i një procedure prokurimi mund të bëhet me kërkesë të argumentuar të titullarit të autoritetit kontraktor, për raste të veçanta dhe të nevojave urgjente, me miratimin e Kryeministrit.

Ditën e fundit janë hedhur akuza për bërjen e disa tenderave nga disa ministra teknik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy