6 vjeçari autik rendit sipas alfabetit 196 shtetet

6 vjeçari autik rendit sipas alfabetit 196 shtetet

Një djalë autik është bërë bërë shumë i njohur në të gjithë botës pasi është filmuar duke rradhitur 196 shtetet e botës sipas rendit alfabetik.

Jayden Binkley nga Arnoldi, Nottingham i mësoi emrat pasi prindërit i blenë një atlas 3 muaj më parë.

Ai ka mësuar gjithashtu të gjithë Kodin Rrugor, çdo kanal televizin dhe të gjithë numrat e mësuesve të tij që kur u diagnostikua me autizëm në moshën 3 vjeçari.

6-vjeçari njeh secilin nga kryeqytetet dhe flamujt e të gjitha shteteve.

“Ajo çfarë Jayden ka arritur është e mahnitshme.

Kur ai lindi ne nuk ia kishim idenë se do të kishte këto aftësi të jashtëzakonshme,”-ka thënë nëna e tij Lynn.

“Deri në moshën 3 vjeçare ai nuk fliste por çuditërisht mbante mend tekstet e këngëve dhe i recitonte me lehtësi.”

Por Jayden vuan nga një ankth depresiv dhe nuk del dot jashtë nëse një foshnje qan apo kur kalon autobuzi, sepse nuk e duron zhurmën.

Lynn shprehet se vetëm kur e dërgoi në shkollë filloi të kuptonte aftësitë e djalit të saj.

“Disa vite më parë ne vumë re se dinte të emëronte fushat e qarqeve të ndryshme dhe kishte mësuar përmendësh shenjat rrugore.

Për ditëlindje i blemë Kodin Rrugor dhe e mësoi brenda pak muajve.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy