Ismani: Raporti i KE-së për MV, i ndarë politikisht, partia opozitare neglizhon përmbushjen e rekomandimeve nga BE (VIDEO)

Ismani: Raporti i KE-së për MV, i ndarë politikisht, partia opozitare neglizhon përmbushjen e rekomandimeve nga BE (VIDEO)

KE prezanton raportin pas konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në që u mbajt në Bruksel më 19 korrik, e cila hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim.

Në draft-raportin e Komisionit Evropian, vlerësohet se Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht sipas pothuajse të gjitha kritereve.

Lidhur me këtë, përmes një komunikimi për edicioni të lajmeve në MCN tv, analisti politik nga MV, Alaidin Ismani, vlerëson se ky raport u lexuar politikisht ndarazi.

Sipas tij, partia opozitare VMRO DPMNE, neglizhon në përmbushjen e reformave të rekomanduara nga BE.

Në fakt ky raport është lexuar me mendime të ndryshme dhe ndarëse, duke pasur parasysh se pushteti ka deponimin për të kontribuar në reformat që janë dhënë si rekomandim nga BE. 

Kemi një neglizhim të partisë opozitare maqedonasi, si një parti ekstreme dhe këtu mendoj që dinamikat do të jenë shumë të ngadalshme, duke pasur parasysh se brenda propozimit francez, i cili u miratua në parlamentin maqedonas, janë theksuar dukshëm edhe ndryshimet kushtetuese, në të cilën është e nevojshme patjetër 1/3 e legjislacionit për ta kaluar këtë si miratim.

Është një propozim i theksuar të cilën partia ekstremiste VPMRE e kundërshton në çdo aspekt, dhe këtu kjo na lë hapësirë për të kuptuar dhe menduar që dinamika në reformat që janë dhënë si detyra të dhënë nga BE do të ngecin ose do të jenë shumë të ngadalshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy