Më në fund një afat/ Kim Jong Un premton denuklearizimin brenda mandatit të Trump-it

Më në fund një afat/ Kim Jong Un premton denuklearizimin brenda mandatit të Trump-it

Koreja e Veriut synon ta përmbyllë procesin e denuklearizimit brenda mandatit të presidentit Donald Trump. Ky është premtimi i liderit koreanoverior, Kim Jong Un, i cili ka dhënë kështu për herë të parë një afat për atë çka është dakorduar në takimin me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Kim dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, do të takohen në Penian në 18-20 shtator dhe do të diskutojnë të terma praktikë për procesin e denuklearizimit.

Samiti mund t’i ripërtërijë bisedimet mbi këtë çështje midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, pas dyshimeve që u ngritën një muaj më parë, kur presidenti Trump anuloi një vizitë të sekretarit të tij të Shtetit në Korenë e Veriut me argumentin se nuk ishte bërë progres.

Kim është shprehur se besimi i tij te Trump mbetet i pandryshuar dhe se do të mbështesë denuklearizimin duke u dhënë fund marrëdhënieve armiqësore me Shtetet e Bashkuara brenda mandatit të parë të Trump, që përfundon në fillim të vitit 2021.

Marrëveshja Trump-Kim Jong Un disa muaj më parë në Singapor është parë si historike, por në terma konkretë nuk janë dhënë shumë detaje në lidhje me afatet e zbatimit të saj.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy