Rabeta: Do të ketë zhvlerësim të mëtejshëm të euros, qeveria po e shijon rënien

Rabeta: Do të ketë zhvlerësim të mëtejshëm të euros, qeveria po e shijon rënien

Gazetari i ekonomisë Lorenc Rabeta, për ndryshimin që ka pësuar monedha euro thotë se zgjedhjet e kaluara e zhvlerësuan monedhën europiane, gjë që po përdoret nga aktorë të caktuar si efekt psikologjik, që disa aktorë të blinin ose shisnin sipas interesit të tyre.

Në emisionin MCN Economy, ai deklaroi se kemi një prani të fortë të efektit psikologjik, të blerjes prej 50 milionë euro.

Sipas tij, më 27 mars të ndodhi një mbireagim i tregut ku euro u rrit me 1.7 pikë brenda ditës dhe arriti në 104.63 lekë, niveli më i lartë i vitit 2024.

Nga shkurti, marsi e më tej presim flukse valute. Kemi efekte stinore, mbaroi shkurti, nga këtu e deri në verë dhe në shtator me shumë mundësi do të kemi flukse shumë të mëdha euros që do të çojë në zhvlerësim të mëtejshëm të saj, prej sezonit turistik.

Po flasim për realitet të ri të euros, nuk do të kemi më euro 120 lekë, por deri në 105 lekë. Do të kemi zhvlerësim të mëtejshëm siç dhe po ndodh.

Në vijim do të jemi në këtë realitet të ri.  Qeveria ka bërë një bilanc mes të mirave dhe të këqijave se ka pasur dhe efekte negative euro, siç ka qenë sektori i eksportit që ka pasur vështirësi të mëdha.

Eksportuesit janë vënë në vështirësi pasi kanë kontratat e dikurshme, ku leku është forcuar në raport me euron.

Qeveria sheh me pozitivitet të ardhurat nga turizmi, të ardhurat korrente, qeveria po e shijon për shkak se kemi rënie të vlerës së borxhit në vetvete, kemi një situatë aq të shkëlqyer sa duhet të mendojmë që qeveria bën çka në dorë që zhvlerësimi i euros të shkojë sa më tej.

U kemi krijuar lehtësi fiskale thotë qeveria, kur në fakt nuk ka lehtësi reale. Por qeveria ka vendosur disa garanci shtetërore, ku u thotë bizneseve që janë në vështirësi të marrin kredi të buta.

U ka dhënë një këshillë që të nisin të mendojnë se si të korrektohen me këtë realitet të ri të kursit të këmbimit por dhe të tregjeve ndërkombëtare.

Banka e Shqipërisë krenohet me kursin e lirë të këmbimit dhe është një zgjidhje që duhet për ekonominë shqiptare, por duhet të ketë akoma monitorimet e veta.

Nuk kemi një të dhënë për eurot që mund të qarkullojnë në të zezë në Shqipëri, kemi parasysh një shifër 2,3 4 miliardë eurosh.

Banka e Shqipërisë duhet të maste këtë nivel parash, që të kemi një ide të qartë për situatën si e një të “sëmuri me zemër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy