Prej ditësh nën flakë, reshjet e shiut shuajnë zjarret në Kukës

Prej ditësh nën flakë, reshjet e shiut shuajnë zjarret në Kukës

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut këtë të mërkurë, duke bërë që vatrat aktive të zjarrit prej më shumë se 3 javës të shuhen. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, njofton se janë shuar plotësisht si pasojë e reshjeve të shiut vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, “Lakun e Pyllit” dhe “Lakun e Pylles”, në njësinë Administrative Malzi.

Sipas Mbrojtjes Civile, vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë-Arrës në vendin e quajtur “Maja e zezë”, vazhdon të ketë tym si në vatër ashtu dhe në afërsi të zonës së pa djegur. Për momentin nuk ka avancim të saj.

Ndërkohë, situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy