
Senatori amerikan, Bernie Sanders, u kthye në një nga meme-t më epikë dhe një nga personazhet më të dashura javën e fundit. E gjitha falë një fotoje ku në inaugurimin e Biden shfaqej i veshur casual dhe më një palë dorashka që bën bujë menjëherë.
Dhe tani meqë i patë meme-t, apo edhe bëtë meme, qeshët, i shpërndatë e komentuat, është koha që të merrni një tjetër hap.
Tre modele bluzash ku stampohet fotoja e tij janë nxjerr në shitje dhe të gjitha paratë do të shkojnë për bamirësi në Vermont, vendin e tij.
“I keni parë meme-t, tani blini bluzat”, thuhet në postimin e tij në Instagram.
Dy modelet e mbetura janë vetëm ato me mëngë të shkurtra dhe kushtojnë 27 dollarë.
Lexo edhe:
Senatori me dorashka që pushtoi rrjetin i ka parë meme-t dhe flet për herë të parë për foton epike



