Soko: SPAK e ka goditur elektoralisht Ramën, i ka rënë miti se është i plotfuqishëm (VIDEO)

Soko: SPAK e ka goditur elektoralisht Ramën, i ka rënë miti se është i plotfuqishëm (VIDEO)

Bashkëkryetari i ‘Nismës Thurrje’ Pano Soko tha në studion e MCN Live se SPAK e ka goditur elektoralisht Ramën, pasi i ka rrëzuar atij mitin se është i paprekshëm dhe i plotfuqishëm.

PS po dëmtohet nga SPAK, po merren këta të korruptuarit e PS. Tani a do përfitojë gjë Rama elektoralisht nga kjo? Ramës nuk i prish punë se iku Veliaj në burg. Ramës i prishet puna kur i bie reputacioni atij si i paprekshëm, i afrohet prokuroria e tij aq afër saqë dera tjetër është e atij. I ka rënë derë së Veliajt, në radhë është dera e tij dhe prandaj shqetësohet.

E dyta është se nuk ka më mitin e plotfuqishmit në sytë elektorale të publikut. Rama ka pasur një gjë, ka ngritur në publik, nëpërmjet të pandërgjegjshëm dhe duke përdorur eksponentë mitin e të plotfuqishmit. Njerëzit mendojnë se ky i kontrollon të gjitha. Deri më sot e ka pasur këtë mitin, i plotfuqishëm. Për një politikan është suksesi më i madh se njerëzit priren të votojnë më të fuqishmin.

Çfarë ka bërë SPAK-u sot, elektoralisht e ka goditur, nuk është më i plotfuqishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy