Rritja e naftës/ Memaj: Të detyruar të rrisim biletat, protesta nëse shteti nuk reagon (VIDEO)

Rritja e naftës/ Memaj: Të detyruar të rrisim biletat, protesta nëse shteti nuk reagon (VIDEO)

Një përdorues makine prej disa ditësh po e blen karburantin me çmim rekord, gati 200 lekë për litër. Për drejtuesit e furgonëve dhe taksive, kjo është e papërballueshme.

Lidhur me këtë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV, kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj, e ka cilësuar si një nga shqetësimet më të mëdha këtë rritje të vazhdueshme të çmimit të naftës.

Ai tha se në këto kushte nuk kanë mundësi financiare për të operuar dhe duke parë njëlloj neglizhence nga shteti ndjehen të detyruar të bëjnë kërkesë për rritje të çmimit të biletës sepse duke qenë dhe sektor privat nuk kanë një mënyrë tjetër për të mbuluar humbjet.

Teksa tha se për të gjitha këto janë në diskutime të vazhdueshme me të gjithë operatorët nuk përjashtoi as mundësinë e protestave nëse nga ana e tij shteti nuk i jep një zgjidhje.

Inatervista e plotë

1. Z. Memaj, siç e ndoqëm edhe nga  kronika, drejtuesit  e mjeteve janë vënë në vështirësi. Çfarë parashikoni ju si drejtues i kësaj shoqate?

Rritja e çmimit të naftës pa ndërprerje është një shqetësim më vete. Kjo rritje në mënyrë të pakontrolluar është shqetësuese sepse nga do dalin këto lekë që do ndërveprojmë ne. Sektori jonë është më i ndejshëm, sepse rritja e naftës ndikon drejtëpërdrejt te të ardhurat tona financiare. Jemi në kontakt me të gjithë operatorët dhe do mblidhemi të vendosim çfarë do të bëjmë sepse nëse nuk merr masa shteti ne do të jemi të falimentuar nga kjo rritje e karburanteve.

2. Nafta më e shtrenjta në Evropë, çmimi i karburanteve në Shqipëri shënon rekord sipas fuqisë blerëse, si do të procedoni ju me çmimet e biletave?

Siç e thasë këto lek që duhen të hidhen që mjetet të dalin në qarkullim duhet të merren nga diku në këto kushte s’kemi mundësi financiare për të operuar. Por duke parë neglizhencë nga shteti jemi të detyruar të bëjmë, kërkesë për rritje të biletës sepse jemi sektor privat dhe nuk kemi si ti mbulojnë ndryshe humbjet. Por nga kjo rritje, sektori transportit është i pari që preket, jemi në diskutime për të dalë me një vendim përfundimtar se si do veprojmë. Nuk është marrë asnjë masë për sektorin tonë, me 37% të rritjes së naftës është e tmerrshme, sot transporti paguan një taksë absurde si ajo e qarkullimit. Kjo është e papranueshme.

3. Parashikoni protesta në lidhje me këtë problematikë?

Do kërkojmë dhe njëherë kërkesat tona dhe nëse bien në vesh të shurdhër ne do jemi në një protestë gjithëpërfshirëse deri në arritjen e një marrëveshjeje.

4. Por ndërsa ju i drejtoheni qeverisë, kjo e fundit  parashikon se shtrenjtimi nuk do të ndalet për të paktën gjashtë muaj. Si zv. kryeministri Ahmetaj edhe Ministrja e Financave Ibrahimaj kanë theksuar se gjithçka ndodh për shkak të tregjeve ndërkombëtare. Çfarë efektesh do të ketë për ju një vazhdë rritjeje edhe për 6 muaj?

Natyrisht ne na ka frikësuar situata aktuale 200 lekë për litër. Sa do të shkojë kjo rritje, kur do jetë pika e ndalesës. Nuk po kërkojmë ndonjë gjë të madhe po kërkojmë që të kemi çmimet njësoj si me vendet e rajonit. Asnjë nga ato vende nuk kanë burime nafte ne i shfrytëzojmë dhe kemi çmimet më të larta. Shumë operatorë do të dalin nga tregu sdo bëjmë dot një shërbim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy