
Arsimi në vend vitet e fundit nuk po vuan vetëm cilësinë e mësimdhënies, kurikulat me probleme, politikat e drejta gjithëpërfshirëse, por edhe boshatisjen e klasave. Lidhur me numrin më të vogël të nxënësve në shkolla, eksperti i arsimit Fatmir Vejsiu në MCN Live e konsideroi një problem social dhe dermografik. Ai tha se shqetësim mbetet krijimi i klasave kolektive në zonat rurale. Sipas tij shkak për këtë ulje të madhe të nxënësve mbetet numri i ulët i lindjeve dhe emigrimi. “Rënia e numrit të nxënësve në shkolla është problem social dhe demografik sepse janë shumë faktorë që ndikojnë tek kjo. Përsh. mund të jetë rënia e numrit të lindjeve, por ka dhe emigrime që në vend që të lindin në Shqipëri lindin në një vend tjetër, por mua nuk më shqetëson numri i nxënësve në përgjithësi, por më shqetëson një fakt që ka klasa kolektive në zonat periferike dhe këto po rriten. Në tiranë dihet që ka rritje të numrit të popullsisë dhe klasat mbingopen, ndërsa në vendet ku kanë qenë tkurren. Mësuesit e mirë që e kanë pas bërë mirë këtë punë ose kanë dalë në pension ose janë transferuar dhe mësues të tillë ka pak sepse është punë e vështirë dhe do shumë punë dhe kjo ulë cilësinë e mësimit, pra unë e shoh këtu problemin. Një mësues i klasave kolektive do bëj mësimin nga klasa e parë deri të e pesta dhe për këtë duhet një profesionalizëm". Në vijim ai shtoi se me ligj secili fëmijë që mbush moshën 6 vjeç prindërit duhet ta çojnë fëmijën në shkollë, por institucionet që e zbatojnë këtë nuk kanë diferenca. "Prindërit që nuk e çojnë fëmijën në shkollë apo e heq prej saj ka penalit, por këtu ka një indiferentizëm. Qëndron numri më i vogël i lindjeve, emigrimi, por më problematikja për mua mbetet braktisja e shkollave. Unë jam pak skeptik në interpretimin të dhënave sepse besoj se abuzohet me emigrimin, mua më shqetëson më shumë braktisja e shkollës dhe puna e dobët e mësuesit. Emigrimi përdoret si argument për të mbuluar braktisjen e shkollave. Ka abuzim nga të gjitha instancat që kanë në dorë këtë punë".



