
Kanadaja është bërë vendi i dytë pas Uruguait i cili ka legalizuar posedimin dhe përdorimin e kanabisit rekreative. Tregu mbarëkombëtar për kanabis u hap të mërkurën në mesnatë, duke diskutuar rreth ndikimit tij mbi shëndetin, ligjin dhe sigurinë publike. Ndërsa informacionet në lidhje me ligjet e reja janë bërë tashmë të njohura për 15 milion familje përmes fushatave të ndërgjegjësimit publik.
Provincat dhe territoret janë përgjegjëse për përcaktimin e shumë detajeve ku kanabisi mund të blihet dhe konsumohet brenda juridiksioneve të tyre. Kjo ka krijuar një larmi të legjislacionit në të gjithë vendin, ku juridiksionet zgjedhin korniza më pak kufizuese për shitjen dhe përdorimin e kanabisit. Në provincën e Njufoundlandit, zona më lindore e Kanadasë, u hapën dyqanet e para të ligjshëm për shitjet e kanabisit në vend.
Të rriturit do të jenë në gjendje të blejnë vaji kanabisi, farë dhe bimë kanabisi nga prodhuesit dhe shitësit e licencuar.
Megjithatë do të ketë dhe masa kontrolli ,personat nuk mund te posedojnë më shumë se 30 gramë në publik , të mbjellin më shumë se 4 bimë për familje dhe duhet ta blejnë nga një tregtar i palicencuar. Ndërsa ndëshkimet për vepra penale do të jenë të rënda ,nëse dikush kapet për shitje droge te një i mitur mund të burgoset deri në 14 vjet. Qeveria parashikon se do të mbledhë 400 milionë dollar taksa nga shitja e kanabisit.



