Qeveria ndryshoi së fundmi buxhetin e vitit 2025, duke shtuar 5.9 miliardë lekë për bonuset e fundvitit për pensionistët. Fondi në total këtë vit do të jetë 9.7 miliardë lekë dhe pritet të shpërndahet në bazë të nivelit të pensionit mujor.
Edhe pse buxheti I këtij për këtë kategori është trefishuar, bonuset për pensionistët do të jenë në të njëjtat vlera si një vit më parë.
Ata që marrin më pak se 20 mijë lekë në muaj do të përfitojnë 15 mijë lekë. Ndërsa pensionistët me mbi 20 mijë lekë pensione do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus.



