I ndërtuar mbi shtatë kodra dhe rrëzë malit të Saraqinit, qyteti i Konispolit shënon skajin më jugor të Republikës së Shqipërisë.
Jeta në të dhe historia zë fill shumë herët në këtë qytezë ku sot nuk numërohen ndoshta më shumë se1300 banorë të mbetur dhe dhjetëra shtëpi të braktisura.

Shpella e Kreshmoit, përkundruall qytezës daton 27 mijë vjet më parë. Më poshtë saj, Konispolit ia zë rrugën Çuka e Ajtoit, një vendbanim i famshëm arkeologjik.
Më në thellësi të shikimit Xara me gjurmët më të vjetra të jetës në territorin tonë dhe në fund Butrinti si kulmi i civilizimit.
Gjithçka na vjen nga historia merr kuptim nga gjeografia e këtij rajoni që preket nga kodra të buta, deti, ishulli i Korfuzit dhe lumi…
Konispoli mbart një ndërthurje të veçantë të historisë dhe natyrës, duke ofruar mundësi për ta njohur më mirë të kaluarën e tij dhe për të vlerësuar bukuritë natyrore.
Shpella e Kreshmoit, Çuka e Ajtoit dhe banesat monument kulture janë vetëm disa nga asetet që mund të tërheqin vizitorë vendas dhe të huaj, ndërsa peizazhet e qeta dhe aroma e agrumeve e kthejnë këtë qytet në një destinacion të veçantë turistik.



