Helmimi masiv në Krujë, Kikia: Mediat larg problemeve të njerëzve, kundërveprimi duhej të ishte i menjëhershëm

Helmimi masiv në Krujë, Kikia: Mediat larg problemeve të njerëzve, kundërveprimi duhej të ishte i menjëhershëm

Helmimi i rreth 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si rezultat i një defekti në sistemin hidrik, kështu rezultoi një ditë më parë nga analizat e marra nga ISHP.

Sipas analizave është konstatuar një bakter enterokokus në një pikë të sistemit. Lidhur me këtë situatë nga studio e lajmeve të MCN TV analisti Mentor Kikia kritikoi mediat duke thënë se kjo situatë tregoi edhe një herë se mediat janë larg problemeve të njerëzve.

Intervista:

Çështja e ujësjellësit të Krujës. Mbi 500 qytetarë u helmuan nga uji. Si u trajtua kjo çështjë nga autoritet qeveritare dhe ato te drejtësisë?

Kikia: U kalua si një ngjarje e zakontë, ku nuk pati përgjegjësi dhe ndërhyrje. U morën masa pas një presioni mediatik. Në raste të tilla kundërveprimi duhej të ishte i menjëhershëm se në fund të fundit çfarë ju bëhet më shumë njerëzve.

Po media sa vëmendje i kushtoi?

Kikia: Edhe në media pati të njëjtin këndvështrim, por nuk pati presion në përgjithësi. Mediat vazhduan me të njëjtën rrjedhë, me problemet politike dhe nuk vajti njeri të merret. Ishte kjo ngjarje që na tregoi edhe një herë se jemi larg problemeve të vërteta të njerëzve. Këto nuk duhet të kalojnë me ishte një incident dhe kaq.

Te flasim për ngjarjet politike te javës. Ne seancën e të enjtes në parlament kryetari i PD Lulzim Basha për herë të parë renditi tre emra, Berisha, Meta dhe Rama si e keqja e këtij vendi. Si e komentoni këtë lëvizje?

Kikia: Është zhvillim interesant sepse përveç frontit që kishte me qeverinë, rreshton në përballjen politike edhe presidentin Meta të cilin e kishte aleat në zgjedhjet e 25 prillit duke krijuar një panoramë interesante në Kuvend. Për të luftuar Berishën, Basha ka dalë duke lënë Berishën, Metën dhe Ramën me shpresën që ky do të përfaqësojë njeriun e duhur për të luftuar tradicionalistët që janë përgjegjës për atë që ka ndodhur në tre dekada.

Ndërkohë Berisha shpalli publikisht se do te kandidojë për kryetar. Çfarë pritet të prodhojë ky proces?

Kikia: Berisha nuk është future në betejë për parime, për moral politik por për një gjakmarrje ndaj Bashës dhe për tu rikthyer vetë si kreu i PD. Kjo ka zhgënjyer edhe një pjesë optimistësh që Berisha do hapte procesin dhe do krijonte mekanizmin e rikrijimit nga i cili do bëhej një garë dhe do dilte një lider i gjithëpranuar. Berisha deklaroi se do lejonte një garë të ndershme. Ky është me idenë se nëse do ky mund të bëhet një garë e ndershme dhe nëse nuk do ky nuk bëhet. Cili kandidat mund të kandidojë përballë Berishës. Kjo parti është drejt çarjes. Një kuvend i mbledhur nuk do të thotë që shkarkohet Basha, ka mekanizma të tjera që mbajnë shpresat e Bashës. Padyshim çështja do shkojë në gjykatë dhe nëse i jepet e drejtë Bashës, Berisha do hapë një parti të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy