Stay Tuned/ Shabani shpjegon pse një pjesë e madhe e TV i’a mbyllen derën fushatës së Nismës “Thurje”

Stay Tuned/ Shabani shpjegon pse një pjesë e madhe e TV i’a mbyllen derën fushatës së Nismës “Thurje”

Endrit Shabani, kreu i Nismës “Thurje”, i ftuar në emisionin “Stay Tuned” të Valbona Mhillit, në MCN tv, foli për pjesëmarrjes e formacionit të tij politike për herë të parë në zgjedhjet vendore të 14 prillit.

Krahas vështirësive të tjera, Shabani shpjegoi se pse një pjesë e madhe e TV ia mbyllen derën përgjatë 30 ditëve të fushatës, Nismës “Thurje”.

Ky televizion bën përjashtim por një pjesë e madhe e mediave u mbyll. Unë nganjëherë bëj shaka me këtë se si unë, si Pano, jemi personazh mediatik, dalim gjithë kohës në media, dhe fiks atëherë kur duhej, 30 ditët e fushatës, mbyllet hapësira mediatike.

Unë bëj shaka them, këta ta japin çadrën kur është diell dhe ta marrin fiks kur fillojnë shirat.

Dhe kjo na ndodhi, madje edhe në një moment gjatë fushatës, në një moment irritimi që na u bë, morëm një tellall dhe dolëm nëpër rrugët e Tiranës me daulle me tellall me thirrjen ‘o popull nisma “Thurje” po merr pjesë në zgjedhje, sepse njerëzit mbase as nuk e dinim që po garonim.

Kjo mbase të bën edhe më kreativ, bëmë një fushatë krejt ndryshe, shkuam lagje më lagje, shpalosnim kandidaturat tona, shkonim nëpër shkallë, i binim derës, i jepnim idetë e programin tonë, hartuam disa letra të personalizuar, pra gjetëm mënyra alternativa për të komunikuar me votuesit dhe kjo u përkthye me 11 mijë vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy