
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë përmbytje dhe dëme të konsiderueshme edhe në Kosovë.
Situata paraqitet më e rënduar në Rrafshin e Dukagjinit, ndërkohë që situata pritet të vazhdojë po e njëjta edhe në ditët në vazhdim.
Bashkim Kastrati i IHMK-së ka shpjeguar se në ditët në vijim pritet të ketë reshje me intesitet të latë, gjë e cila do ta rëndojë situatën në Dukagjin.
Situata shihet e rënduar edhe prej nivelit të lartë të lumenjve, ku më problematike shihen nivelet e “Drinit të Verdhë” të cilat kanë arritur kuotat maksimale.
“Situata hidrometeorologjike në Kosovë gjatë këtyre ditëve është karakterizuar me reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës e cila ka shkaktuar ngritje të niveleve nëpër lumenj. Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime ( Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës, Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha, Lumi Drencia etj)”, është shprehur ai për Telegraf.




