
Gjigandi finlandez i telekomunikacioneve Nokia do të shkurtojë nga 5 deri në 10 mijë vende punë në të gjithë botën për dy vitet e ardhshme. Kjo pasi kompania po synon të ulë kostot.
Është ende e paqartë se ku do të jetë pjesa më e madhe e shkurtimeve, por 96 prej tyre me siguri do të jenë në Britaninë e Madhe. Sipas BBC Nokia do të ulë shpenzimet me 600 milionë euro.
Aktualisht kompania finlandeze po investon për rrjetin 5G, ndërsa po planifikon të investojë në llogaritjen dhe hulumtimin e infrastrukturës digjitale.
Nokia ka aktualisht 90 mijë punonjës në të gjithë botën, ndërsa prej 2015 vijon të ulë numrin. “Ne aktualisht presim procesin e konsultimit në Britaninë e Madhe ku do të rivlerojmë 96 pozicione.”-tha një zëdhënës i Nokias.



