Rrëshqitja e dherave në Itali, raportohet për 12 viktima

Rrëshqitja e dherave në Itali, raportohet për 12 viktima

Të paktën 12 persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dherave në Itali, pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë ishullin Ischia, afër Napolit. Ndërkaq ekipet e shpëtimit ndodhen në terren dhe janë në kërkim të njerëzve të bllokuar.

Përroi i baltës bëri që të shkulen pemë, të dëmtohen ndërtesa dhe makina. Raportohet se në pirgun e baltës u gjet trupi i një gruaje, ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur. Mediat italiane bëjnë me dije se në dhjetëra shtëpi është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa disa njerëz janë bllokuar në një hotel. Një banore, e identifikuar si Lisa Mocciaro i tha agjencisë së lajmeve “Ansa”: "Nisëm të dëgjonim bubullima të forta rreth orës 2:00, më pas erdhi  rrëshqitja e parë e dheut, e ndjekur nga një e dytë rreth orës 05:00. Ishte e tmerrshme”.

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi u tha gazetarëve se situata ishte "shumë e ndërlikuar" dhe se personat e zhdukur besohej se ishin të bllokuar nën baltë. Raportohet se niveli i shiut në 6 orë arriti në 155 mm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy