
Ka shumë paralajmërime që tregojnë se vezët mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore në trupin tuaj pavarësisht se si i konsumoni ato.
Informacioni më i popullarizuar është se ngrënia e shumë vezëve mund të shkaktojë rritje të kolesterolit në një nivel jo të shëndetshëm.
Sipas ekspertëve ajo që ka vërtet rëndësi është numri i vezëve që hani. Heather Hanks, nutricionist, thotë, "Në përgjithësi, vezët janë një ushqim shumë i shëndetshëm që mund të përfshihet në një dietë të përditshme, megjithatë të ngrënit më shumë se ç’duhet është gjë e keqe”.
Por cilat janë disa nga efektet negative të ngrënies së vezëve më shumë se ç’duhet:
-Po, nivelet e kolesterolit tuaj mund të rriten
Nuk është një mit. Një vezë e vetme e madhe përmban 186 miligramë kolesterol, që është më shumë se gjysma e marrjes së rekomanduar.
- Zemra juaj mund të jetë në rrezik
Kolesteroli i keq shpesh shkakton rreziqe të lidhura me sëmundjet e zemrës, dhe në rastin e vezëve, nuk është ndryshe. Dr. Rashmi Byakodi shpjegon se kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për zemrën tuaj, kjo ka të bëjë më shumë me të verdhën e vezës sesa me gjithçka tjetër.
-Ju mund të fryheni.
Ashtu si me shumë ushqime, është shumë e mundur që nëse teprohet me konsumin e vezëve mund të përfundoni me stomak të fryrë.
Heather Hanks shpjegoi se vezët e tepërta "mund të shkaktojnë çrregullime të tretjes, të tilla si fryrje, gazra ose dhimbje barku".
-Ju mund të jeni më rezistent ndaj insulinës.
Vezët janë të yndyrshme, një yndyrë natyrale, por gjithsesi e majme. Sidomos kur e teproni, yndyrnat në vezë mund të kenë një efekt shumë real në sheqerin në gjak. Ato mund të rrisin rezistencën e insulinës, që do të thotë se sheqeri në gjakun tuaj nuk përdoret për energji siç është menduar të jetë.



