Zëvendësimi i Çuçit me Ballën, Kalemaj: Mbrojta nga SPAK mund të jetë një arsye (VIDEO)

Zëvendësimi i Çuçit me Ballën, Kalemaj: Mbrojta nga SPAK mund të jetë një arsye (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj i ftuar në MCN, komentoi zëvendësimin e Bledi Çuçit me Taulant Ballën për postin e ministrit të Brendshëm, për të cilin tha se ka ndodhur pasi Rama ka parë reagimet e qytetarëve për situatën në Fushë Krujë. Gjithashtu Kalemaj tha se videoja e publikuar pas ngjarjes dëshmoi dështimin e shtetit, pasi denoncuesi u dekonspiruar nga policia. Sipas Kalemajt, arsyeja e vendosjes së Ballën në postin e ministrit të Brendshëm nuk është shumë e kuptueshme pasi ai mund të jetë vendosur për balancim të brendshëm; për tu mbrojtur nga SPAK ose pasi ai është më i votuari brenda PS. Intervista e plotë: Mendoni se shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës, do të sjellë ndryshim në situatën kriminale në vend? Është interesante që Çuçi se dinte që do ndodhte kjo pasi ai kishte një takim me Rrumbullakun. Në këtë sens kryeministri ka parë reagimin në rrjetet sociale dhe kur ka parë që debati nuk ka reshtur kur ka marrë vendimin. Në rastin në Borizanë ne pamë dështim të shtetit pasi ajo video dëshmoi se denoncimi ishte dekonspiruar. Ne e dimë tashmë që kush është Ministër i Brendshëm është “patate e nxehtë” dhe nuk ka jetëgjatësi. Si e vlerësoni emërimin e ish-kryetarit të grupit Parlamentar Taulant Balla në postin e Ministrit të Brendshëm? A mendoni se ky emërim është i përshtatshëm dhe i arsyeshëm në këtë kontekst, shpesh herë ai është vënë në shënjestër të opozitës si inkriminuar? Pyetja e parë që më vjen në mendje është kush është filozofia e kryeministrit për të ndërtuar kabinetet. Askush nuk mund të thotë brenda PS se kush janë kriteret që Rama zgjedh për dikë që vendos në kabinet dhe arsyet pse i heq. A do të mund ta thyej Balla mallkimin e ministrave të Brendshëm? Është vështirë të thuhet pasi ai mallkimi është i asociuar në vende si Shqipëria. Këtu ka një peshë të jashtëzakonshme pasi është ministri më i rëndësishëm pas kryeministrit, pasi është i vendosur me një sërë pushtetesh dhe ka disa drejtori që janë si ministri të mëvetshme. Vetë ministri i Brendshëm supozohet të jetë një farë pasardhësi. Në rastin konkret nëse është për shkak të balancave të brendshme, për ta mbrojtur nga SPAK apo sepse i mbaruan kandidaturat dhe Balla është më i votuari brenda PS. Cilat janë sfidat kryesore që pritet të përballet Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, në kryerjen e detyrave të tij? Sa shanse ka ai të jetë në gjendje të adresojë këto sfida me sukses? Situata është alarmante. Shqipëria vuan nga simptoma të tjera dhe lidhja e krimit me politikën. E dyta është kanabizimi dhe ne çfarë bëjmë e legalizojmë. Në arrijmë ti japim mbështetje këtij krimi. Të gjitha këto janë me mjaft seriozitet dhe policia e shtetit ka një punë të jashtëzakonshme. Cili është roli i opozitës politike në këtë rast? A mendoni, si ka ndikuar përçarja e opozitës në zhvillimet politike të fundit? Roli opozitës është e limituar sepse ato po zihen kush do e kontrolloj atë në vend të merren me pikturën e madhe si do vijnë në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy