Meteorologia Gjoni: Vranësira deri të mërkurën, më pas mot i mirë. Temperatura mbi mesataren për nëntorin (VIDEO)

Meteorologia Gjoni: Vranësira deri të mërkurën, më pas mot i mirë. Temperatura mbi mesataren për nëntorin (VIDEO)

Kjo javë do të karakterizohet nga moti relativisht i mirë, megjithëse deri të mërkurën priten reshje lokale shiu në disa zona të vendit.
Sipas raprotit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM) dhe meteorologes Anira Gjoni, për “MCN live”, nga e enjtja pritet përmirësim i kushteve atmosferike dhe kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale deri të mërkurën. Në orët e mbrëmjes të së hënës dhe gjatë ditës së martë, reshjet do të jenë më të përqendruara në veri dhe në zonat qendrore, ndërsa në jug parashikohen reshje të dobëta dhe mesatare. 

Në qarqet veriore mund të ketë shtrëngata të izoluara, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë të lehta. Nga e enjtja, moti do të përmirësohet gradualisht, duke sjellë ditë me diell dhe temperatura të qëndrueshme.

Në bregdet, temperaturat minimale do të variojnë nga 15°C, ndërsa maksimale deri në 17°C. Në zonat e ulëta: minimalet rreth 14°C, maksimalet deri në 18°C dhe në zonat malore: temperaturat pritet të jenë nga 6°C deri në 11°C.

Gjatë natës do të ketë rënie të lehtë prej 2 gradësh, ndërsa në orët e ditës temperaturat mund të rriten me rreth 2°C.

Pas të mërkurës, reshjet do të ndërpriten dhe java do të mbyllet me moti të kthjellët e temperatura të buta.
Në fundjavë, parashikohet që moti të mbetet i qëndrueshëm, pa reshje dhe me diell në shumicën e zonave të vendit.

Muaji nëntor pritet të jetë më i ngrohtë se zakonisht, me vlera termike mbi mesataren shumëvjeçare.

Presim që temperaturat të qëndrojnë mbi normën e zakonshme për këtë periudhë. 

Nëntori do të ketë ditë me mot të mirë e me temperatura relavitisht të larta dhe vetëm ndërprerje të shkurtra me reshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy