
Ministrja finlandez për çështjet evropiane Tytti Tuppurainen në një intervistë për Sky News tha se ka shumë gjasa që Finlanda të anëtarësohet në NATO dhe bëri thirrje që ky proces të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Ka shumë gjasa që Finlanda të anëtarësohet në NATO, procesi i kandidaturës duhet të jetë sa më i shpejtë.
Duke folur nga Helsinki, Tuppurainen vuri në dukje se tani ka një ndryshim të thellë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Finlandës, gjë që e "trishton" atë.



