Prezantohet Operatori i Ujit/ Rama: Abuzuesit me lavazhe, target i planit të masave. Do nisë puna për heqjen e depozitave

Prezantohet Operatori i Ujit/ Rama: Abuzuesit me lavazhe, target i planit të masave. Do nisë puna për heqjen e depozitave

Kryeministri Edi Rama, prezantoi sot në krah të ministres Belinda Balluku, krijimin e Operatorit të Ujit. 

Në fjalën e mbajtur Rama tha se targeti i planit të masave do të jenë abuzuesit, si lavazhet e lagjeve, apo të tjerë që kanë bërë lidhje të paligjshme. 

Ndër të tjera kreu i qeverisë tha do të nisë gradualisht plani për heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve. 

Kemi abuzues për qëllime fitime. Abuzues me lavazhe nëpër lagje. Me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme. Kemi abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë, që do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që shumica e qytetarëve që s’abuzojnë dhe paguajnë ujin, të marrin shërbim të drejtë. Kjo është koha për të filluar punën me planin e heqjes së depozitave, që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme, në pallate të ndërtuara ku e ku më parë, dhe që larg qoftë mund të bëhen burim katastrofash. Por hap pas hapi dhe duke u shpjeguar njerëzve që heqja e depozitave përmirëson furnzimin. Hyrja në BE kërkon që në të arrijmë në 2030-ën një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë, sa i përket standardeve të BE”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy