
Nga orët e mesditës deri pasdites do të ketë alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.
Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 / 18 °C
në vendet malore: 1 / 15 °C



