Hoxha: Arsyeja pse Greqia kërkoi me insistim që Beleri të betohej para nisjes së censusit

Hoxha: Arsyeja pse Greqia kërkoi me insistim që Beleri të betohej para nisjes së censusit

Gazetari Artan Hoxha shpjegoi në studion e “Të Paekspozuarit” situatën ligjore në të cilën ndodhet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Së pari, ligji e përcakton qartë: nuk i hiqet e drejta. Nëse nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë ose nëse tërhiqet vetë nga betimi si kryebashkiak.

Së dyti, Edi Rama nuk mund ta shkarkojë sepse nuk e ka marrë detyrën. Nuk është betuar. Rama nuk shkarkon dot një njeri që nuk e ka marrë detyrën zyrtarisht. Ky është problemi. Kjo situatë është as mish as peshk.

Në lidhje me censusin e popullsisë, Hoxha tha se Greqia ka kërkuar më insistim betimin e Belerit, në mënyrë që përmes kompetencave si kryebashkiak ai të përcaktonte grupet e anketuesve në terren.  

Para se të fillonte censusi ne kemi denoncuar faktin se ka zona ku Greqia pretendon numër më të madh se ai real i komunitetit grek. Nuk e ka as për Dropullin as për Finiqin, por e ka për Himarën dhe Konispolin. Greqia para se të bëhej fushata elektorale në Shqipëri kishte kërkuar këtë gjë: që e gjithë bërthama që kishin në territorin shqiptar të kishte pjesëmarrje në census dhe të rritej numri i personave me kombësi greke. Për Himarën mjafton të deklarohen 300 veta grekë. Greqia kërkonte që Beleri të bënte betimin para censusit sepse mund të delegonte zgjedhjen e grupeve në terren. Greqia sot është shumë e shqetësuar sepse ata thonë se të dhënat e Himarës dhe Konispolit janë jotransparente.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy