
Kina thuhet se ka vendosur avionë dhe anije luftarake në stërvitjet e saj për të rrethuar Tajvanin.
“Anijet luftarake, bombarduesit dhe avionët e tjerë të avancuar fluturuan mbi ngushticën e Tajvanit”, raportoi rrjeti shtetëror CCTV.
Më tej thuhet se disa shkatërrues dhe fregata të Komandës Detare të Teatrit Lindor kryen manovra njëkohësisht.



