Pamje brenda garazhit ku u dogjën 4 mjete në Tiranë dhe u lënduan dhe 8 banorë (Video)

Pamje brenda garazhit ku u dogjën 4 mjete në Tiranë dhe u lënduan dhe 8 banorë (Video)

MCN Tv sjell pamje nga ajo që mbeti pas zjarrit të rënë brenda garazhit të një pallati në Tiranë, ku u dogjën katër mjete dhe u lënduan dhe 8 banorë.

Në fotografi shihen makinat e djegura dhe garazhi i mbushur me ujë dhe mbetje hiri, si pasojë e zjarrit me përmasa të mëdha të rënë në zonën e Unazës së Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”.

Si pasojë e zjarrit krahas djegies së katër mjeteve, u dëmtuan lehtë dhe shkuan për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi morën ndihmën e parë mjekësore, u larguan..

Gazetarja e MCN Tv, Dafina Kola duke raportuar nga vendngjarja tha se zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e vënies së një sasie tritoli poshtë një makine në pronësi të vëllait të biznesmenit Simo Llanaj.

Sipas dyshimeve paraprake ka qenë një shenjë paralajmërimi për biznesmenin i cili është i përfshirë në konflikte për shitje pallatesh. Dyshohet se zanafilla është tek një konflikt i ndodhur para dy vitesh.

Si pasojë e zjarrit u prekën 11 katet e pallatit bashkë me garazhin, duke bërë që banorët të evakuohen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy