Gjokutaj: Politika e Bankës së Shqipërisë duhet të jetë transparente, të japë llogari për shpenzimet e bëra

Gjokutaj: Politika e Bankës së Shqipërisë duhet të jetë transparente, të japë llogari për shpenzimet e bëra

Eksperti fiskal Eduard Gjokutaj në një lidhje skype për ‘MCN Economy’ ka deklaruar se Banka e Shqipërisë nuk mund të mbajë sekret një tender aq më tepër nëse kemi të bëjmë dhe me humbje. Ai tha se duke u ndalur veçanërisht tek ish-hotel Dajti informacioni mbi këtë tender nuk duhet konsideruar si konfidencial.

Ky transaksion i ngjan pak atyre të pastrimit të parave që s’janë të lidhura direkt me interesin e palëve. Ishte një transaksion që nuk ishte i kërkuar nga Banka e Shqipërisë. Do thoja se pjesa e sekretit është pak e diskutueshme në logjikën e konfidencialitetit sepse këto janë pjesë e bilancit të bankës dhe në rast se kemi të bëjmë me bilanc të humbjes jepet llogari. Informacioni mbi tenderin e ish-hotel Dajti nuk duhet konsideruar si konfidencial. Nga ana tjetër dhe ndikimi do e konsideroja se në një rast këmbëngulje nga ana e medias nuk mund të jetë pjesë e sekretit për aq kohë sa është pjesë e shpenzimeve bankare. Pastaj ka një grup institucionesh që janë më komod të paguajnë gjobën, por do ishte në interesin e publikut që banka e Shqipërisë duhet të jetë më diskrete me atë se çfarë ndodh.

Më tej ai u shpreh se Banka e Shqipërisë duhet të jetë në krye të transparencës institucionale kur kemi të bëjmë me ndryshime statuo.

Politika e bankës së Shqipërisë duhet të jetë transparente, nga ana tjetër rritja e normave të interesit është një tjetër statuo, por ndërkohë duhet dhe ministria e financave në sinkron me bankën e Shqipërisë duhet stabiliteti financiar dhe tregu i këmbimit valutor që ndikojnë ndjeshëm në eksporte. Politika e bankës së Shqipërisë duhet të jetë e hapur çfarë ka ndryshuar në qasjet e saj. Pjesa që banka ka është pjesa e marrëdhënieve me qeverinë që janë jo interesante me tregun dhe ekonominë.  Shpenzime të kësaj natyre për bilance të bankës dhe institucioneve të tjera e kanë të detyrueshme transparencën për çdo shpenzim që bëjnë. Banka mund të mbajë sekret operacionet që lidhen me politikat e caktuar, ndërsa ky është një shpenzim.

Në fund Goklutaj tha se informaliteti duhet të ishte një nga shqetësimet më të mëdha të bankës së Shqipërisë i cili ndikon te inflacioni apo ekonomia.

Dixhiltalimi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, ndërsa duhet të veçoja se tregu valutor ka kontrolle të pakta që ushtrohen dhe nga ana tjetër performanca duhet matur në vazhdimësi se si i zbatojnë politikat e tyre bankat sepse në fund është qytetari ai që i shtrenjtohet çdo gjë. Dhe në këtë rast duhet të ndërhyjë banka e Shqipërisë. Informaliteti duhet të ishte një nga shqetësimet më të mëdha të bankës së Shqipërisë i cili ndikon te inflacioni, ekonomia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy