Vuçiç e Gjuriç kallëzohen penalisht për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë

Vuçiç e Gjuriç kallëzohen penalisht për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane për Kosovën, Rada Trajkoviç, ka ngritur kallëzim penal ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyrë në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç.

Siç raporton FoNet, në kallëzimin penal thuhet se Vuçiçi dhe Gjuriçi kanë kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë, kurse Gjuriçi edhe veprën penale “shkelje e fshehtësisë së procedurës”.

Vuçiçi, thuhet aty, ka deklaruar se “historia e bashkimit të veriut dhe jugut të Mitrovicës është edhe një përpjekje e shqiptarëve për të hyrë në veri të “krahinës” dhe të sundojnë me veriun e Kosovës, për çfarë po i ndihmon edhe Rada Trajkoviç me dëshminë e saj për vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Kujtojmë se Trajkoviç, disa herë kishte thënë se ishte pikërisht Vuçiçi ai i cili po pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviçit, transmeton Koha.net.

Në kallëzimin penal, gjithashtu, thuhet se Vuçiçi e Gjuriçi pa u bazuar askund dhe rrejshëm akuzojnë Trajkoviçin se është tradhtare e popullit serb, bashkëpunëtore e armiqve të shtetit dhe popullit dhe se punon për shërbimet e huaja të inteligjencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy