Rama: Kjo është java e fundit me masa shtrënguese, më 1 qershor hapen kufijtë tokësorë

Rama: Kjo është java e fundit me masa shtrënguese, më 1 qershor hapen kufijtë tokësorë

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi live ka folur për situatën e COVID-19 dhe ka thënë se vendi mund të kthehet sërish tek masat ekstreme nëse rriten numrat.

“Ky është ky është komunikimi i fundit ekskluzivisht për armikun e padukshëm. Ai nuk ka ikur dhe nuk është zhdukur plotësisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin për mirë, pamjet më turma të partive në Tiranë, po vazhdojnë dhe përtej të tretave të karaktinës për Teatrin Kombëtar. Ata që po mbledhin firma janë pseudoaktorë dhe vegla politike. Po luhet me zjarrin. Bëni kujdes o njerëz, nuk u vjen asnjë gjë e keqe nga meraku dhe nga kujdesi im. Do i kalojmë dhe nervozizmat. Me jetën nuk luhet, fajin ma lini mua, shani i shfryni sa të doni, rrezikun e virusit mos e përqeshni, është real dhe mund të  bëhet vrastar. Unë uroj që të mos detyrohemi që të mbyllemi dhe të mos turpërohemi. Jam shumë në merak dhe po përsëris, pasi mund të harrojmë për virusin që e kemi këtu mes nesh”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përveç transportit publik, dasmave dhe funerarele, plazheve dhe aktiviteteve sportive, pjesa tjetër do të jetë plotësisht e hapur. Sipas Ramës, me ardhjen e të ftohtit në vjeshtë mund të vijë vala e dytë e infeksionit, por nënvizon se qeveria po merr masa për ta përballuar.

“Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes., me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektator, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur. Ndërsja sjellja individuale e çdo njeriu, nuk duhet të jetë më si më parë, pasi ndoshta një valë e re mund të jetë e pashmangshme. Siç thonë, vala tjetër do të vijë me të ftohtin dhe ne nuk e kemi në dorë. Por në ardhtë, ne do jemi gati. Tanimë edhe struktura e re spitalore pranë autostradës është ndërtuar me standarde dhe po pajiset me të gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët e infermierët na bënë krenar por edhe profesionistë fantastikë. Më falni por jam i lumtur që në këtë rast iu dha një përgjigje të gjithë dhunuesve që për 30 vite i kanë akuzuar me thashetheme, baltë e akuza e grushte. Falë tyre, Shqipëria fitoi një qytetari të re në Italinë fqinje.", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas datës 1 qershor do të hapen të gjithë kufijtë tokësore dhe nuk do ketë më zona të kuqe. Rama u shpreh se  kjo do jetë dhe fundjava e fundit me masa shtrënguese.

“Nga 1 qershori do hapim kufijtë tokësorë. Do hapim qarkullimin e makinava në të gjithë vendin, do hapen dhe plazhet. Kjo do jetë java e fundit me zona të kuqe, do jetë dhe fundjava e fundit me kufizime”, sqaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy