
Një prezantuese radio e BBC-së ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve të vaksinës AstraZeneca kundër Covid.
Shkaku i vdekjes së prezantueses është përcaktuar nga mjekësia ligjore.
Lisa Shaw, e cila punoi për BBC Radio Newcastle, vdiq në infermierinë Royal Victoria të qytetit në maj, pak më shumë se tre javë pas dozës së parë të vaksinës të zhvilluar nga akademikët në Universitetin e Oksfordit.
Shaw, 44 vjeç, ishte shtruar në spital pasi mjekët që hetonin ankesat e saj për dhimbje koke dhe më pas zbuluan se ajo kishte pësuar hemorragji në tru.
Karen Dilks, mjeku kryesor për Newcastle ka dhënë përgjigjen përfundimtare lidhur me rastin.
"Lisa vdiq për shkak të komplikimeve të vaksinës kundër Covid AstraZeneca", tha ajo.
Shaw filloi të ankohej për dhimbje koke disa ditë pas vaksinimit të saj. Ajo përfundimisht vizitoi një departament të spitalit A&E në Durham, ku u diagnostikua me një mpiksje gjaku.
Ajo u transferua në Infermierinë Mbretërore Viktoria ku mori një numër trajtimesh, duke përfshirë prerjen e një pjese të kafkës së saj për të lehtësuar presionin, por pavarësisht këtyre përpjekjeve ajo vdiq më 21 maj.



