Shtetet e Bashkuara po përgatiten të evakuojnë amerikanët nga Libani në pritje të sulmeve të mundshme ajrore dhe një ofensive tokësore nga Izraeli.

Lajmin e raporton rrjeti amerikan NBC, duke cituar zyrtarë të mbrojtjes amerikane.
Në veçanti, sipas NBC, anija sulmuese amfibe "USS Wasp" dhe marinsat e Njësisë së 24-të të Ekspeditës, të aftë për të kryer operacione speciale, u zhvendosën në Mesdhe më 26 qershor për t'u bashkuar me anijen zbarkuese "USS Oak Hill".



