Ja hoteli ku flenë ministra e deputetë pronë e fisit Çapja në Elbasan

Ja hoteli ku flenë ministra e deputetë pronë e fisit Çapja në Elbasan

Lidhja e politikës me krimin, vitet e fundit ka marrë përmasa të frikshme. Politikanë të cilët drekojnë me kriminelë, shkojnë pushime me njëri-tjetrin apo në disa raste përfshihen bashkarisht në biznese, e ka bërë vendin tonë tepër të pasigurtë.

Gazetari Artan Hoxha, në intervistën e dhënë për Tpz.al, deklaroi se fisi Çapja në Elbasan, mbi të cilën rëndojnë një sërë ngjarjesh kriminale, zotëron disa prona, mes tyre edhe një hotel.

Artan Hoxha ka shkuar edhe më tej duke thënë se në këtë hotel kanë fjetur me dhjetra politikanë, ministra, madje edhe kryeministra.

“Gjëja që e bën të veçantë Elbasanin, është fakti që çuditërisht, grupet kriminale që marrin nën kontroll qytetin, ndryshojnë sa herë që ndryshojnë interesat politike në Shqipëri. Pra, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike 8 vjet, kontrolli i qytetit të Elbasanit ka qenë kryesisht nga fisi Çapja dhe rrjeti shoqëror i tyre. Ka qenë një grup i fuqishëm, të cilët tashmë kanë biznese ilegale, kanë disa lloje biznesesh, por mes tyre është një kompleks i shërbimit social ku përfshihen restorante, hoteleri… dhe është kompleksi ku kanë qëndruar të gjithë kryeministrat e Shqipërisë. Ku qëndrojnë të gjithë politikanët kur shkojnë në Elbasan, ku qëndrojnë të gjithë personalitetet kombëtare që vijnë dhe luajnë në Shqipëri, sepse prej 4 vitesh Elbasani është bërë njëkohësisht dhe shtëpia e kombëtares. Ka qëndruar që nga Kristiano Ronaldo dhe merri me radhë të gjithë. “- shton më tej gazetari Hoxha në intervistën e dhënë për Tpz.al.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy