Inxhinierja nga Tirana tregon si humbi 52 kg brenda vitit, Buzo: Ditën e nis me ushtrimet e frymëmarrjes

Inxhinierja nga Tirana tregon si humbi 52 kg brenda vitit, Buzo: Ditën e nis me ushtrimet e frymëmarrjes

Linda Buzo, inxhinierja nga Tirana e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka treguar se si ajo bëri ndryshimin drastik të trup[it të saj duke humbur plot 52 kilogramë.

Ajo tha se ka qenë 116 kg dhe se arriti të heqë kilet e tepërta përmes një diete ushqimore, duke përdorur disa suplemente ushqimore çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Buzo theksoi se brenda vitit ka humbur 52 kg dhe ditën e nis me ushtrime të frymëmarrjes, ndërsa bën me dije se shumë njerëz i shkruajnë për këshilla dhe se ajo i tregon historinë e saj.

Ideja është se duke punuar, ishte një moment sapo kishim filluar në ‘92 të bëj biznes sapo mbarova dhe shkollën dhe na duhej sikur duhet të vraponim të punonim të bënim lekë. Atëherë vrapoja se isha e re, po isha 116 kg. Ishe një mikeshë e imja që ma vuri në dukje dhe më tha se duhet të dobësohesha.

I thash jo jam shumë mirë mos e vazhdo fare, por pastaj e mendova atë që zonja më thoshte që duhet të dobësohesh. Ky ishte momenti që unë nisa ta mendoj dhe fillova përdora disa suplemente në mëngjes dhe në darkë. Ndryshova regjimin tim ushqimor, suplementet janë të përbëra nga minerale dhe vitamina që të japin energji dhe mban larg kaloritë. Nisa të ekuilibrova regjimin tim ushqimor.

Më tej ajo tregon se regjimin ushqimor nuk e ka gërshetuar me fizkulturën, por shpjegon se ditën e nis me ushtrimet për frymëmarrjen.

Dhe kur kam qenë 116 kile kam qenë shumë elastike, vrapoja, ecja, nuk kisha ndonjë mundim, ndoshta nga fundi më nisën dhimbjet e gjunjëve dhe aty i thash vetes stop. Rashë 52 kg për 1 vit. Sekreti i këtyre ushqimeve dhe suplementeve është se kam mbajtur trupin në formë pa u varur lëkura.

Në kohën që humba 52 kg nuk e shoqërova me fizkulturë, por më pas duke qenë dhe më e lehtë kam nisur lëviz shumë, bëj frymëmarrje të thella, fizkulturë 15 minuta në kushte shtëpie. Ideja është që trupi ka vetëm të mira kur ti mban larg ato kilogramët e tepërt në trupin tonë. Njerëzit më shkruajnë për këshilla dhe i ju tregoj historinë time, sepse dua të theksoj se suplementet që unë mar janë ushqime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy