Sërish heshtje nën rrënojat e hotelit “Rigopiano” në Itali, ku ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet, pavarësisht se shpresat për të mbijetuar janë të vogla.
Katër të mbijetuar të tjerë janë nxjerrë gjatë natës, duke e çuar në 11 numrin e njerëzve që i mbijetuan ortekut që goditi hotelin disa ditë më parë.
Ndërkohë, tre trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat gjatë orëve të fundit. Janë gjithsej 5 viktimat e ortekut deri tani, ndërsa frika se ky numër mund të rritet shtohet me kalimin e orëve.
Nën rrënojat e hotelit dhe borës që e përshiu atë dyshohet se janë edhe 23 persona të tjerë.



