Aleati i Kadyrov, dorëhiqet kryetari i parlamentit të Çeçenisë

Aleati i Kadyrov, dorëhiqet kryetari i parlamentit të Çeçenisë

Një aleat i ngushtë i liderit të Çeçenisë, i mbështetur nga Kremlini, dha dorëheqjen e papritur si kryetar i parlamentit të mërkurën, duke krijuar një vend vakant në drejtimin e vendit në një kohë kur shëndeti i liderit çeçen Ramzan Kadyrov është nën monitorim të vazhdueshëm.

Magomed Daudov shihej si një nga politikanët më me ndikim në rajonin jugor të Rusisë.

Ai nuk dha asnjë arsye për largimin e tij.

“Pas një takimi me kreun e Republikës çeçene Ramzan Kadyrov, vendosa të jap dorëheqjen si kryetar i parlamentit të Republikës Çeçene”, tha Daudov.

I njohur si “Zoti”, Daudov është një ish kryengritës i cili luftoi për pavarësinë e Çeçenisë nga Rusia, por më vonë ndryshoi anën dhe iu dha medalja ‘Hero i Rusisë”.

Ai mbante postin e drejtuesit të parlamentit që nga viti 2015.

Separatistët çeçenë u përpoqën të shkëputeshin nga Rusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 në dy luftëra që sollën shkatërrime të rënda dhe viktima.

Kadyrov, president që nga viti 2007, i është dhënë liri e gjerë nga presidenti rus Vladimir Putin për të drejtuar rajonin me dominancë myslimane si çifligun e tij personal në këmbim të besnikërisë së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy