Analistja Anduena Llabani deklaroi nga studio e MCN Tv në maratonën e raportimit për procesin zgjedhor, deklaroi se shumë persona të dënuar në procese votimit, edhe pse nuk është povuar kurrë kanë dalë nga qelitë për të mbledhur sa më shumë vota për partitë politike.
Ajo tha se në këto zgjedhje vota e të dënuarve ka qenë me interes edhe për administratën e burgjeve.
Sipas saj, janë 4792 të dënuar në Shqipëri në rang vendi dhe prej tyre 2970 janë zgjedhës.
Nuk votojnë për shkak të ligjeve rreth 2906 të burgosur, për shkak se janë të dënuar me vendime të formës së prerë dhe të rënda penale që iu hiqet e drejta për të votuar.
Janë 17 Qendra Votimi në të gjitha burgjet e vendit, aty ku vuajnë dënimin të dënuarit.
Deri tani kanë përfunduar votimet në Kukës, Lezhë, te “Ali Demi” në Tiranë, Lushnje, dhe në total kanë votuar 208 zgjedhës të burgosur.
Votimi ka votuar normalisht, në disa qendra nuk ka funksionuar procesi për shkak të mos leximit elektronik të kartave të identitetit dhe një pjesë është kryer manualisht.



