
Në një intervistë dhënë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Evropian në shqipëri Silvio Gonzato ka folur me tone kritike për sulmet që politika bën ndaj sistemit të drejtësisë, konkretisht gjykatave dhe SPAK. Duke shprehur mbështetjen për punën e SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë ku Bashkimi Europian ka investuar më së shumti në Shqipëri, Gonzato është shprehur se BE nuk sheh asnjë pengesë për thirrjen dhe hetimin e të gjithë politikanët e rrangut të lartë.



