Vdes në mënyrë misterioze në ditën e dytë të punës i riu shqiptar, nisin hetimet në Itali

Vdes në mënyrë misterioze në ditën e dytë të punës i riu shqiptar, nisin hetimet në Itali

Vdekja misterioze e një punonjësi 27-vjeçar në Itali po hetohet nga policia dhe prokuroria. Ngjarja ka ndodhur në Certosa, ku 27-vjeçari shqiptar Erion Myrtaj ka vdekur në vendin e punës. Myrtaj punonte për Rhenus, një kompani nënkrontraktore për llogari të gjigantit të mobiljeve Ikea.

I riu shqiptar ka ndërruar jetë të martën pasdite, ndërsa gjatë gjithë ditës kishte transportuar mobilje nëpër shkallë. Pasi është ndier keq, pronarët e shtëpisë kanë njoftuar ambulancën, por fatkeqësisht për të nuk mund të bëhej më asgjë.

Prokuroria ka urdhëruar nisjen e një hetimi në lidhje me këtë rast. Kolegët e përshkruajnë Erionin si një djalë të fortë dhe të shkathët, që transportonte çdo ditë mobilje për pak euro.

“Kishte vetëm dy ditë që kishte nisur punë”, tregon i ati, Shpëtim Myrtaj, shofer kamioni, që jeton në Cornigliano.

“Lodhej sepse puna ishte e rëndë dhe mallin e transportonte vetë. Nuk na rezulton t’i jetë nënshtruar ndonjë kontrolli. Duam të dimë se çfarë ndodhi me të”, tregon i ati.

Qëllim i hetimit të hapur në lidhje me këtë rast është të shyrtohet dokumentacioni i kompanive si ajo në fjalë dhe kontrollet apo kriteret që ato vënë për punonjësit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy