Prishtina me 47 të infektuar futet në karantinë/ Nuk lejohet asnjë veturë pa leje qarkullimi

Prishtina me 47 të infektuar futet në karantinë/ Nuk lejohet asnjë veturë pa leje qarkullimi

IKSHPK ka konfirmuar mbrëmë se në Kosovë janë shënuar edhe 79 raste të reja me koronavirus. Numri total i të prekurve ka shkuar në 362, ndërkohë 59 janë shëruar dhe 7 janë të vdekur.

Pas vendimit të qeverisë, shumë prej komunave u futën në karantinë shkaku i numrit të madh të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e diel Komuna e Prishtinës të futet në karantinë për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit.

Ky vendim është nxjerrë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Prishtina, tashmë gjendet në ditën e dytë të karantinës. Sot në të gjitha post blloqet e kryeqytetit gjenden njësitet e veçanta të Policisë së Kosovës duke e monitoruar situatën.

Por ka shumë qytetarë që tashmë ia kanë mësyrë Prishtinës për të punuar e që s’po mund të hyjnë në kryeqytet.

Për të hyrë në Prishtinë raportohet se duhet një leje e veçantë e cila merret në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Policia po i ndalon të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë, ku po verifikohet se a janë banorë.

Gjithashtu shoferët të cilët nuk janë të pajisur me leje të lëvizjes po kthehen mbrapa. Gjatë kontrollimit të Policisë janë shkaktuar edhe kolona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy