DPT: Nesër afati i fundit i paraqitjes së ankesave për paketën e parë të përfitimit të ndihmës financiare

DPT: Nesër afati i fundit i paraqitjes së ankesave për paketën e parë të përfitimit të ndihmës financiare

Kanë mbetur edhe 24 orë kohë nga përfundimi i afatit të paraqitjes së ankesave të individëve/subjekteve për Paketën I-re të përfitimit të ndihmës financiare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM së datës 27 mars, por kërkesa e tyre është refuzuar, se afati përfundimtar për të paraqitur ankesën e tyre përfundon nesër në në orën 12.00.

Kjo kërkesë, sipas DPT-së, mund të dërgohet përmes adresës e-mail të drejtorive rajonale.

“Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit”, thuhetë në njoftimin e DPT-së.

DPT siguron se çdo ankesë e paraqitur, në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit, po shqyrtohet dhe trajtohet me korrektesë maksimale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy