Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb, gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.



