
Filmat për fëmijë duket se janë lënë jashtë vëmendjes të kinematografisë shqiptare të viteve të fundit.
Aktori Herion Mustafaraj ngre shqetësimin për mungesën e këtyre filmave, ndërsa bën thirrje, që kineastët të kthejnë vëmendjen ndaj këtyre prodhimeve, të cilat për hir së vërtetës janë më së shumti vepra të periudhës së diktaturës.



